Kosova
Kurti i quan nomadikë deputetët e partive tjera: S’po duan të kenë shtëpi
Kryetari i LVV-së Albin Kurti i ka quajtur nomadë deputetet e partive tjera politike pasi që sipas tji nuk po duan të kenë shtëpi.
“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia Kuvendi, Parlamenti i Republikës është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti para seancës së Kuvendit.
Më tej ai ka thënë Qeveria në detyrë i ka kompetencat e kufizuara, por “s’ka më pak punë”.
“Ndërmjet Kurtit 2 e 3 e kemi një Qeveri në detyrë, le ta quajmë Kurti 2.5”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit












