Kosova
Kurti kërkon mendimin e ekspertëve nga diaspora për krizën energjetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajtën takim virtual me një grup studiuesish nga mërgata, të punësuar si hulumtues dhe profesorë në universitete e kompani evropiane në fushën e energjisë, transmeton Albinfo.ch.
Alban Kuriqi nga Universiteti i Lisbonës në Portugali, me ekspertizë në energjinë e ripërtërishme; Fitim Kryeziu nga “Energinet”, operatori kombëtar në Danimarkë për transmetimin e energjisë elektrike dhe gazit natyror; Erald Pjetri nga Qendra Kërkimore ABB në Poloni; Kristian Sevdari, kandidat për doktoraturë në Universitetin Teknik të Danimarkës dhe Adhurim Haxhi Musa nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Grizons në Zvicër.
Ekspertizat e tyre përbëjnë fusha të ndryshme përbrenda sektorit të energjisë. Nga ajo mbi politikat e energjisë, zhvillimin e qëndrueshëm, alternativat për maksimizimin e sistemit të energjisë, integrimin dhe menaxhimin e saj e deri te fusha mbi modelimin e sistemeve të përshtatshme.
Ky bashkëbisedim ka ardhur si rrjedhojë e gjendjes së vështirë energjetike në vend. Përgjatë tij u diskutua për situatën aktuale të energjisë dhe për Strategjinë për Energji 2022-2030 që do të shërbejë si udhërrëfyes për zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë.
Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli i falënderuan për shprehjen e gatishmërisë që të ndihmojnë dhe të kontribuojnë me ekspertizën e tyre të vlefshme në tejkalimin e sfidave dhe drejt vizionit të vendit për fushën e energjisë.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Two.jobs, kompania shqiptare që bashkëpunon me rreth 600 kompani në Zvicër Kompania Two.jobs në Cyrih të Zvicrës ofron mundësinë e lidhjes së kontakteve mes të interesuarve për...
-
Qeveria do t’ua paguajë edhe këtë vit policën e sigurimit mërgimtarëve
-
Kurti flet ekskluzivisht për Albinfo.ch: Bashkatdhetarët e Zvicrës e kanë një rol si askund tjetër
-
Udhëtari nga Gjeneva shënoi njëmilionëshin e udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës
-
Shan shqiptarët: “Jugo të mallkuar, zhdukuni në Jugosllavi”, gjobitet zvicerani 7-vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lëviz 2.5 centimetra në vit A e dini se Zvicra po lëviz ngadalë, së bashku me vendet fqinje, rreth 2.5 centimetra...
-
Zvicër, në korrik mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Ukrainën
-
Thirrje për kujdes, rrugët akullnajore nuk janë të sigurta në Zvicër
-
Zvicra do të ketë motin më të nxehtë këtë vit
-
Two.jobs, kompania shqiptare që bashkëpunon me rreth 600 kompani në Zvicër