Kosova
Kurti kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat pa vonesë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat sa më shpejt.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai e ka quajtur historike hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Ukrainës dhe Moldavisë, teksa ka thënë se Ballkani Perëndimor është mënyra që i siguron kontinentit paqen, përcjell albinfo.ch.
“Një moment historik votimi i Këshillit të BE-së për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë mënyra më e mirë për të forcuar paqen dhe sigurinë në gjithë kontinentin. Si një nga shtetet më demokratike dhe pro-BE-së në rajon, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit pa vonesë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, një vit më parë, më 15 dhjetor 2022, Kurti ia dorëzoi Çekisë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
A historic moment as @EUCouncil voted to open accession talks w/ 🇺🇦 & 🇦🇩. 🇪🇺 enlargement—incl. the WB6—is the best way to bolster peace & security across the continent. As one of the most democratic & pro-EU states in the region, 🇽🇰 should be granted candidate status w/o delay.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 15, 2023
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet Në të ardhmen, qeveria federale do të mbledhë informacion mbi sëmundjet ngjitëse në mënyrë qendrore dhe... -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave














