Kosova
Kurti nis vizitën në Austri, pritet në Akademinë Austriake të Shkencave

Qëndrimin në Austri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e filloi me një takim në Akademinë Austriake të Shkencave, ku u mirëprit nga Kryetari i Divizionit të Shkencave Humane dhe Sociale, Prof. Oliver Schmitt dhe dy hulumtuesit në njësinë e Studimeve Ballkanike, Dr. Joachim Marzinger dhe Dr. Robert Pichler.
Gjatë bisedës u fol për punën e Akademisë në përgjithësi dhe për njësinë e Studimeve Ballkanike në veçanti. Në kuadër të këtij takimi, kryeministri Kurti gjithashtu vizitoi Departamentin e Albanologjisë, ku iu prezantuan botime origjinale të rralla të periudhës së Rilindjes, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit, transmeton albinfo.ch.
Akademia Austriake e Shkencave u themelua në vitin 1847. E përbërë nga 25 institute kërkimore në fushën e artit, shkenca humane dhe sociale dhe shkencave natyrore, ajo është institucioni austriak kryesor jouniversitar për hulumtime bazë.
Kryeministri Kurti po qëndron në Austri për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.
E-Diaspora
-
Itali: Plaçkitja e 30 eurove, shqiptarit i kushtoi me burgim Gjykata morri vendim që shqiptari të dënohet me katër vjet burg....
-
“Drita” në Kreuzlingen organizon mbrëmje muzikore
-
SHKA “Ilirët” dhe “Teuta” në Lozanë, koncert për Pavarësinë e Kosovës
-
Policia austriake arreston kosovarin ditën e martesës
-
Filmi “Virgjëresha shqiptare” po bën gjiro në kinematë gjermane
Jeta në Zvicër
-
Rezervimi i një hoteli në Booking.com kushton më shumë se sa rezervimi drejtpërdrejt Kur bëni një rezervim në internet përmes një platforme rezervimi, ndoshta dëshironi të kurseni sa më...
-
Trendi në rritje i papunësisë në Zvicër
-
Zvicër: Pritet rënie e inflacionit këtë vit
-
Sa persona janë të papunë në Zvicër
-
Zvicër: Burrat janë përgjegjës për të ardhurat kryesore të familjes