Kosova
Kurti paralajmëron për të premten takimin me Mustafën
Pas qëndrimit zyrtar të LDK -së se nuk do të ketë takim ndërmjet krerëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së, pa certifikim të rezultatit të zgjedhjeve, një takim me Isa Mustafën për të premten e ka paralajmëruar Albin Kurti.
Kryetari i Vetëvendosjes ka njoftuar se të premten do të takohet me kreun e LDK-së për të diskutuar për finalizimin e marrëveshjes për koalicionin e ardhshëm, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Takimi mes liderëve të dy partive, për KTV-në, është konfirmuar edhe nga Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Kurti, ndërkaq, ka thënë se me Mustafën do të diskutohen për të gjitha çështjet e hapura, përfshirë postet ministrore dhe çështjen e presidentit.
Sipas tij, nuk ka kohë të humbet, sepse certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet javën që vjen.
Kurti ka komentuar edhe deklaratat e LDK-së që posti i kryeministrit baraspeshon me gjashtë apo më shumë ministri, duke thënë se diçka e tillë nuk qëndron, pasi siç ka thënë, populli përmes votës e ka zgjedhur atë për kryeministër.
Ai edhe një herë është shprehur i vendosur për ta lënë jashtë Qeverisë Listën Serbe, teksa ka shtuar se edhe ndarja e ministrive është çështje e negociatave.
Këto komente Kurti i ka bërë gjatë një takimi bashkëbisedues me përfaqësues të sindikatave në Kosovë, ku u tha se është i nevojshëm themelimi i Gjykatës së Punës për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve.
Sidoqoftë, në javën e parë të nëntorit, grupet punuese të të dyja partive, Vetëvendosje dhe LDK, zhvilluan takimin e fundit.
Pas takimit, u tha se puna e grupeve punuese ka përfunduar dhe se u mbetet liderëve të partive të tyre që të konkretizojnë e finalizojnë marrëveshjen bashkëqeverisëse.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri











