Lajme
Kurti paralajmëron tubim publik në sheshin “Skënderbeu”, më 12 qershor
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar se të premten më 12 qershor do të organizojnë një tubim publik.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosjë diskutuan për shumë çështje politike dhe organizative.
“Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta”.
“Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”.
“Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës”, ka shkruar Kurti, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën









