Kosova
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojnë takime elektorale me mërgatën shqiptare në Zvicër, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan albinfo.ch.
Albin Kurti do të takohet sot, më 13 dhjetor 2025, me bashkatdhetarët në Cyrih. Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në objektin Halle 622, në adresën Therese-Giehse-Strasse 10, CH-8050 Zürich, duke filluar nga ora 18:30. Në këtë tubim, Kurti pritet t’u drejtohet qytetarëve shqiptarë në Zvicër me thirrje për mbështetje elektorale.
Ndërkohë, Lumir Abdixhiku do të zhvillojë nesër, më 14 dhjetor 2025, një takim me mërgatën në Grenchen. Takimi është paralajmëruar të mbahet në Lindenstrasse 41, 2540 Grenchen, me fillim nga ora 15:30, nën sloganin “Takim me bashkatdhetarë – Zvicër”. Aktiviteti organizohet nga LDK-ja dhe synon mobilizimin e votës së diasporës.
Takimet në Zvicër zhvillohen në një kohë kur vota e mërgatës konsiderohet vendimtare në zgjedhjet në Kosovë. Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë rikujtuar më herët se organizimi i tubimeve zgjedhore në territorin e Gjermanisë nuk lejohet më pak se tre muaj para zgjedhjeve, çka ka bërë që aktivitetet elektorale të partive kosovare të fokusohen në vende të tjera evropiane, përfshirë Zvicrën.
.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













