Lajme
Kurti takon bashkatdhetarët në Slloveni, i fton të regjistrohen për të votuar më 9 shkurt

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë u prit nga bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Slloveni.
Ai shprehu mirënjohjen për angazhimin, punën dhe kontributin e tyre në shoqërinë sllovene dhe për vendin e tyre të origjinës, Kosovës dhe Shqipërinë. Me këtë rast, ai theksoi se ata janë një urë e jashtëzakonshme ekonomike, kulturore dhe tregtare ndërmjet dy vendeve tona, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, një shtet dhe popull mik i shqiptarëve në përgjithësi.
“Ne asnjëherë nuk e harrojmë rolin që e ka luajtur Republika e Sllovenisë prej strehimit të disidentëve dhe shqiptarëve të persekutuar në vitet e ’80-ta dhe sidomos në vitet e ’90-ta, pastaj për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe më pas për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen tonë në arenën ndërkombëtare çdo herë kur është kërkuar nevoja”, tha kryeminstri Kurti.
Kryeministri Kurti foli edhe për qeverisjen tij, duke veçuar disa prej arritjeve dhe politikave kryesore në këto gati katër vjetët e fundit. Ndër to nënvizoi faktin që jemi qeveria e parë e cila e përmbyll mandatin e plotë, si dëshmi e stabilitetit institucional në Kosovë, i cili është faktor i rëndësishëm si për rritjen ekonomike ashtu edhe për progresin demokratik dhe për sigurinë e vendit, njofton Qeveria e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Bashkatdhetarëve kryeministri i bëri thirrje të vazhdojnë të regjistrohen online në kuadër të regjistrimit të popullsisë deri më 31 dhjetor, duke i inkurajuar t’i deklarojnë edhe dëmet, vuajtjet, humbjet që i kanë përjetuar si individë dhe si familje në luftën e fundit në Kosovë, pasi për herë të parë është duke e bërë regjistrimi i dëmeve të luftës në nivel shteti.
Gjithashtu u bëri thirrje që regjistrohen online për votim nga jashtë në mënyrë që të mund të përfitojnë nga lehtësimet që ofron ligji i ri për zgjedhje të përgjithshme, përkatësisht votimin në ambasada dhe konsullata dhe votimin me postë brenda vendit. Afati për këtë regjistrim është deri më 26 dhjetor.
E-Diaspora
-
Çka premtojnë partitë në Kosovë për mërgatën? Të dielën e nëntë shkurti qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Të drejtë...
-
Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera
-
Ku mund të votoni në Berlin?
-
Kjo është adresa ku mund të votoni nesër në Vjenë
-
Nesër mund të votoni në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra në vend të parë: Këto janë vendet më të zgjuara në botë Zvicra është shpallur shteti më i zgjuar në botë në një studim, duke arritur 92.02 nga...
-
Prodhuesit e qumështit duan të negociojnë çmimin e një litri në të paktën 1 frang
-
Më shumë se 100 ujqër u qëlluan në Zvicër vitin e kaluar
-
Nestlé mbron ujin e saj mineral pas skandalit
-
Ku në Zvicër keni më shumë gjasa të prekeni nga gripi këtë dimër?