Shëndetësi
Kurtishi: Ka një rritje prej 5% të rasteve të reja me kancer
Instituti i Onkologjisë në QKUK ka ofruar më shumë se 20 mijë shërbime brenda 4 muajve të parë të vitit 2019 për pacientët, të cilët janë të diagnostikuar me kancer.
Gjatë kësaj kohe, stafi mjekësor në këtë klinikë ka kryer 12 mijë kontrolle, ka dhënë 8100 doza të kimioterapisë dhe 4200 terapi intravenoze. Te lista e shërbimeve mjekësore hyjnë edhe 501 raste të reja, të evidentuara me kancer, në periudhën janar-prill 2019, transmeton albinfo.ch.
Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, thotë se, në krahasim me vitin e kaluar, ka një rritje prej 5% të rasteve të reja me këtë sëmundje.
Sipas të dhënave të nxjerra nga raportet e punës për vitin 2018, në të njëjtën periudhë kohore kishte 475 pacientë.
“ Nuk është shumë alarmante kjo, pasi që, në krahasim me vendet fqinje, ne kemi numër shumë më të vogël. Në Maqedoni, gati 5 mijë raste të reja diagnostikohen në vit, me një popullatë pak ma të madhe se Kosova”, ka thënë ai.
Sipas Institutit të Onkologjisë kanceri i gjirit vazhdon të dominojë dhe se deri në këtë kohë janë paraqitur 121 raste. Në vendin e dytë radhitet kanceri i mushkërive me 82 raste, kurse, kanceri te tubi digjestiv, përfshirë lukthin, pankreasin dhe zorrët e trasha, ka prekur 109 pacientë.
Kanceri i organeve gjenitale është paraqitur tek 108 persona, meshkuj dhe femra, ndërsa 83 raste janë identifikuar me kancer në organe tjera.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












