Kosova
Kurti: Qasja e LDK-së “merre ose lëre”, do të thotë “lëre”
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar pas propozimit të dërguar tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi për mandatimin e tij si kryeministër i vendit.
Kandidati për kryeminister, Albin Kurti, së fundi ka sqaruar nëpërmjet një video-incizimi se Vetëvendosje ka dorëzuar letrën për vendimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, deri sot nuk është dorëzuar ky vendim te presidenti për shkak se e kanë pritur LDK-në që të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.
“Në mbledhjen konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te Presidenti më 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake, dhe tani, dy javë pas atij takimi katër minutësh ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re”, ka thënë Kurti në videon e publikuar pas vendimit që e ka dërguar në Presidencë.
Nëpërmjet kësaj video ai edhe një herë i ka bërë ftesë LDK-së që të merren vesh, pavarësisht se ishte VV e fundit që i refuzoi propozimet e partisë së Isa Mustafës.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/188089132335119/
KY ËSHTË MESAZHI I PLOTË I KURTIT
Ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te Presidenti. Sekretarja jonë organizative, Vlora Haxhimehmedi, do ta bëjë këtë.
Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së por jemi treguar shumë të gatshëm për takime të mëtejme me synim gjetjen e alternativave tjera që do ishin të pranueshme për të dy palët.
E theksoj përsëri: nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata s’e kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse, ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm. Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra, qasja “Merre ose lëre”, do të thotë lëre.
Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë.
Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi marrë madatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi, e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak.
E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit: nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetari i ri, Glauk Konjufca.
Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve.
Në ditët në vijim do të takoj edhe përfaqësuesit e pakicave.
Ju falemnderit e mirupafshim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 Krijimtaria e Ramë Dardanisë prezantohet në Carrousel du Louvre 2026... -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












