Futboll
Kush është Bastien Toma, futbollisti shqiptar që krahasohet me Messin
Ai ka shënuar një gol, dhe ka bërë pesë asistime në këtë sezon
Një numër i madh i futbollistëve shqiptarë luajnë në Superligën e Zvicrës. Ata janë vendimtarë me gola dhe asistime, si dhe duke qenë kyç në skuadrat e tyre.
Një futbollist i ri po i mahnit të gjithë. Ai luan si mesfushor. Ky është Bastien Toma. Ai është vetëm 19-vjeçar, por i impresionon në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Ai paraqitet për Sionin dhe po krahasohet edhe me yjet tjerë të futbollit, madje talenti i tij edhe me Lionel Messin.
Toma bëri një asistim të jashtëzakonshëm për Ermir Lenjanin në ndeshjen e fundit, por edhe më parë kishte bërë një asistim të jashtëzakonshëm.
Ai ka shënuar një gol, dhe ka bërë pesë asistime në këtë sezon. Vitin e kaluar kishte 21 ndeshje në Superligë. Edhe pse vetëm 19-vjeçar, luan për Zvicrën U-21, derisa ka luajtur edhe për Zvicrën U-17, 18, 19 dhe tashmë U-21.
Bastien Toma ka lindur në Sion, por familja e tij është me prejardhje nga fshati Kabash i Komunës së Vitisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena














