Kush i numëron votat?
Në orën 12 u mbyllen dyert e qendrave të votimit në të gjithë Zvicrën, dhe tashmë ka filluar numërimi i votave
Por, kush ka të drejtë t’i numëroj votat? Procesi zgjedhor në Zvicër dallon nga kantoni në kanton. E vetmja gjë e përbashkët është se numëruesi i votave duhet të jetë shtetas zviceran dhe duhet të jetë mbi moshën 18 vjeçare.
Kantoni i Baselit, para zgjedhjeve mbledh një grup prej 400 njerëzve, që do të angazhohen në numërimin e votave. “Shumica janë qytetarë të interesuar për politikën, shpesh ka edhe studentë”, thotë Daniel Orsini, kreu i zgjedhjeve dhe referendumeve në këtë kanton.Në kantonin e Bernës, numëruesit duhet të jenë në detyrë 2 deri 4 vjet. Kushdo që refuzon pa ndonjë arsye, mund të gjobitet, thonë zyrtarë zgjedhor.
Në qytetin e Cyrihut përdoret makina për numërim bankënotave, e cila regjistron vetëm listat të pandryshuar, pjesa tjetër duhet të numërohet me dorë. Çfarë e bën më të vështirë numërimin, është ndryshimi në rritje i listave zgjedhore.
Falë votimit nëpërmjet postës, në disa kantone, disa prej fletëve të votimit janë të numëruara përpara mbylljes së qendrave të votimit. Kështu që në kantonet e Baselit, Bernës, mbetet shumë punë për t’u bërë të dielën.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











