Shkurt.ch
Kush ka marrë për 3 vjet ndihma sociale, nuk e fiton pasaportën zvicerane
Nuk do të lejohet askush të marrë shtetësinë e Zvicrës në rast se deri në tri vite para kërkesës për natyralizim ka qenë duke marrë ndihma sociale dhe atë nuk e ka kthyer mbrapsht ndërkohë
Këshilli Federal ka bërë konkretizimin e mëtejmë të rregullave të natyralizimit, të cilat do të hyjnë në fuqi me ligjin e ri për natyralizim, nga fillimi i vitit 2018, shkruan srf.ch. Sipas këtyre rregullave nuk do të lejohet askush të marrë shtetësinë e Zvicrës në rast se deri në tri vite para kërkesës për natyralizim ka qenë duke marrë ndihma sociale dhe atë nuk e ka kthyer mbrapsht ndërkohë.
Më tutje Këshilli Federal në urdhëresën e tij konkretizon vlerat që përmban kushtetuta zvicerane dhe të cilat ushtruesi i kërkesë për pasaportë të këtij shteti duhet t`i pranojë dhe respektojë, transmeton albinfo.ch. Ndër të tjera këtu është fjala për barazinë gjinore , për lirinë fetare dhe atë të shprehjes së mendimit etj.
Qeveria ka hequr dorë me këtë rast nga kushti që është diskutuar më parë, sipas të cilit të huajt që duhan ta fitojnë shtetësinë zvicerane do të duhej të jepnin një deklaratë me shkrim përmes të cilës do të detyroheshin për lojalitet ndaj Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Zvicra vazhdon të jetë ndër vendet që kanë kriteret më të ashpra për natyralizimin e të huajve. Me rishikimin e fundit të ligjit që rregullon këtë fushë, është vendosur që kohëzgjatja e qëndrimit në Zvicër si kusht për natyralizim të shkurtpohet nga 12 vjet sa është aktualisht në 10 vjet. Por nga ana tjetër janë ashpërsuar rregullat tjera: kërkesën për pasaportën zvicerane do të mund ta bëjnë vetëm ata të huaj që kanë të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C).
Ditë më parë është vendosur që të huajt e brezit të tretë në Zvicër të kenë lehtësira në natyralizimin e tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











