CH-Ballkani
Kush po i vret dëshmitarët shqiptarë të vrasjes së Zafiropoulos?
Ai konsiderohej si një ndër kokat e krimit të organizuar të mafies shqiptare në Athinë
Duket se vrasja e Albert Bakos dy javë më parë, dhe vdekja e Bandiol Tushajt, një ditë më parë, po në burgun e Koridhalosit, nuk janë pa lidhje mes tyre, madje nuk mund të quhen as rastësi.
Top Channel ka mësuar se që të dy ishin të akuzuar si pjesëtar në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos, Bako si një ndër dy ekzekutoret, ndërsa Tushaj si personi që strehoi Bakon dhe Ibrahim Ibrahimaj, ekzekutorin e avokatit, në banesën e tij në lagjen Kalithea.
Emri i Bandiol Tushaj nuk ishte i pa njohur per organet greke te sigurisë.
Në momentin e arrestimit të tij, në banese iu gjetën armë automatike kallashnikovë, pistoleta, dinamit dhe qindra fishekë, përcjell albinfo.ch.
Ai konsiderohej si një ndër kokat e krimit të organizuar të mafies shqiptare në Athinë.
Tushe rezulton se ka qenë prezent në një vrasje të ndodhur në Glifadha, ku dy shtetas shqiptare ekzekutuan pronarin shqiptar të një lokali në këtë zonë, por edhe gjatë një plagosje me armë në sheshin Davaqi në lagien Kalithea, ku sërish viktima ishte shtetas shqiptar.
Policia greke thotë se ai është pjesëmarrës në disa vrasje te tjera, por falë aftësive të tij për t’u maskuar i kishte shpëtuar disa herë prangave.
Fillimi i fundit për Tushën, ndodhi ne 29 tetor te 2017,kur policia e arrestoi se bashku me Albert Bakon dhe Klodian Lekocajn në banesën e tij.
Ndonëse nuk u akuzua si ekzekutor i Zafiropolos, ai u mbajt në arrest pasi u akuzua për ndihmë të personave në kërkim dhe fshehje krimi, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Burime policore thane për Top Channel se vdekja e Tushës nga mbidoza, duket se është e dyshimte, pasi viktima ka qenë përdorues droge që prej të paktën 3 vitesh dhe nuk mund të ngatërronte dozat e heroinës.
Persona që njohin mirë botën e krimit në Greqi, thonë se Tushe është hequr qafe nga banda e ciganeve në burgun Koridhalos, sikundër edhe Bako, ndërsa Lekocaj, më herët ka denoncuar tentativë helmimi brenda në burg. Madje për këtë qellim, për Lekocajn janë marrë masë shtese sigurie në burgun Koridhalos.
Në të gjitha rastet, gishti tregohet kundër personit që ka pranuar se ka qenë ai që tërhoqi këmbëzën në ekzekutimin e Zafiropulos, dhe kreu me dorën e tij, vrasjen e Albert Bakos në oborrin e koridhalos, Ibrahim Hibrahimaj.
Por a është kreu i bandës së ciganëve në Koridhalos, Ibrahim Ibrahimaj, urdhëruesi i vdekjeve të pjesëtareve të bandës së Bakos në burg, apo ai është përdorur prej organizatës kriminale të Aristides Floros, një biznesmeni grek, kreu i një organizata kriminale, që grabiti nëpërmjet një skeme mashtrimi 260 milionë euro nga shteti grek, e në vazhdim, urdhëroi Bakon dhe njerëzit e tij, të heqin qafe avokatët e shtetit të cilët e kishin zbardhur këtë skeme dhe e çuan në burg.
Askush nuk mund ta thotë me siguri këtë, por ajo çka dihet, është fakti që viktima të kësaj lufte shume milionëshe, janë kriminelë shqiptarë të nivelit të ulët, të cilët përdoren për të larë hesapet mes aferave milionëshe të organizatave kriminale greke.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












