Kosova
Kuvendi i Kosovës drejt përpjekjes së 36-të për konstituim

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për herë të 36-të në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë parlamentare, e cila doli nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, raporton albinfo.ch.
Seanca është paraparë të nisë në ora 10:30, në një atmosferë të vazhdueshme bllokade institucionale që tashmë ka hyrë në muajin e pestë.
Dështimi i fundit, i regjistruar para dy ditësh, erdhi si pasojë e mungesës së kuorumit për themelimin e komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit. Këtë komision e kishte propozuar kryesuesi i seancës, Avni Dehari. Ishte hera e 27-të që kjo përpjekje për formim të komisionit dështon.
Pas dështimit të 35-të me radhë, asnjëra nga partitë politike nuk dha sinjale për ndonjë ndryshim qëndrimi, duke shtuar pasigurinë për tejkalimin e krizës politike, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zgjedhjet lokale: Të mërkurën nis regjistrimi i diasporës, ҫka duhet të dini? Nga e mërkura, më 23 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të hapë afatin për...
-
Dy vëllezër, dy arkitektë, diplomuan për një ditë në Zvicër
-
Oficeri i FSK-së shpërblehet me çmim të lartë amerikan
-
Atje ku malet prekin qiellin dhe mbretëron qetësia
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real”
Jeta në Zvicër
-
Studim i ri: Barnat aprovohen në shumë raste pa testuar klinikisht Një studim i ri ndërkombëtar tregon se shumë barna aprovohen për përdorim tek pacientë që nuk...
-
Shkollat zvicerane jashtë vendit rrezikojnë të humbasin identitetin për shkak të shkurtimeve buxhetore
-
Zvicër: Mungesë e mbi 500 llojeve të ilaҫeve
-
Klasa e mesme në Zvicër, më e fuqishme se në shumicën e Evropës
-
Zgjedhjet lokale: Të mërkurën nis regjistrimi i diasporës, ҫka duhet të dini?