Kosova
Kuvendi kalon marrëveshjen për sigurime sociale me Zvicrën
Reçica përgëzoi qytetarët që do të përfitojnë nga këto marrëveshje të rëndësishme. Ndryshe Kuvendi ka votuar edhe projekt ligjin për kompleksin Adem Jashari në Prekaz.
Dy marrëveshje shumë të rëndësishme që lidhen me fushën e sigurimeve sociale janë miratuar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës në të cilën pas një kohe të gjatë ka marrë pjesë edhe opozita. Deputetët kanë votuar për ratifikimin e marrëveshjes me Konfederatën e Zvicrës dhe Mbretërinë e Belgjikës, që u mundëson qytetarëve që kanë punuar në këto shtete, të marrin pensionet kontribut paguese, pensionin bazik të moshës si dhe atë familjar dhe invalidore të punës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se këto marrëveshje janë jetike dhe prekin drejtpërdrejt qytetarët. Ai tha se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është pritur me padurim nga qytetarët. Të dyja marrëveshjet ishin nënshkruar këtë vit nga ministri Reçica dhe përfaqësues të shteteve respektive.
“Gjatë periudhës prej se jam mandatuar si Ministër i MPMS-së, çështjen e marrëveshjeve për sigurime sociale e kam vënë në top prioritetet e Ministrisë, sidomos marrëveshjen me Zvicrën duke ditur se që nga viti 2010 një e tillë ishte ndërprerë dhe qytetarët tanë nuk kanë mundur t’i realizojnë të drejtat e tyre”, tha ministri.
Reçica përgëzoi qytetarët që do të përfitojnë nga këto marrëveshje të rëndësishme. Ndryshe Kuvendi ka votuar edhe projekt ligjin për kompleksin Adem Jashari në Prekaz.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut