Lajme
Kuvendi shpërfillë Vetëvendosjen për bisedimet me Serbinë
Megjithatë Qeveria obligohet të informojë çdo tre muaj Kuvendin për përpjekjet e saj për kontroll në tërë territorin e Kosovës
Dështoi mocioni i ngritur në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë. Për mocionin votuan 21 deputetë, pesë abstenuan, ndërsa kundër ndërprerjes së bisedimeve votuan 56 deputetë.
Por, kjo nismë e kësaj partie opozitare nuk shkoi huq, ngase deputetët miratuan pikën e dytë të mocionit, që i kërkon Qeverisë të ndërmarrë hapa konkretë për të shtrirë autoritetin e shtetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj, veçanërisht në veri.
Po ashtu është miratuar edhe pika e tretë e mocionit të Vetëvendosjes, që thotë se “Qeveria e Kosovës të informojë rregullisht, çdo tre muaj, Kuvendin e Kosovës për përpjekjet e saj për të vendosur kontroll në tërë territorin e Kosovës.
Ndërkohë Vetëvendosje kishte thirrur në interpelancë kryeministrin Hashim Thaçi lidhur me bisedimet me Serbinë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se nga dialogu i nisur ndërmjet Serbisë e Kosovës, Serbia do të fitojë statusin e kandidatit për BE, kurse Kosova kopjet e librave të kadastrit dhe të librave amëz. Kurti kërkoi ndërprerjen e bisedimeve dhe për pasojë edhe përgjegjësinë Hashim Thaçit.
Duke iu përgjigjur akuzave të Vetëvendosjes, kryeministri Thaçi tha se në bisedime me Serbinë për zgjidhjen e çështjeve teknike, në të mirë të përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës, është hyrë me platformë dhe me qëllim të shtrirjes së pushtetit në gjithë territorin e vendit.
Thaçi akuzoi Vetëvendosjen për qëndrime kundër miqve perëndimorë–SHBA dhe BE-së, duke shtuar se ai dhe qeveria që drejton kanë vijat e kuqe të përkushtimit.
E-Diaspora
-
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët... -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg











