Lajme
Kuzhinierit shqiptar në Francë, edhe një çmim tjetër
Armand Hasanpapaj, i cili prej vitesh ushtron profesionin e kuzhinierit në Francë, është cilësuar si një nga më të mirët e gastronomisë franceze
Kuzhinieri profesionisti shqiptar, Armand Hasanpapaj, jeton në Francë nga mosha 16-vjeçare. Ai ushtron profesionin e kuzhinierit prej 10 vjetësh, duke qenë një nga më të vlerësuarit për talentin dhe përkushtimin e tij në artin e kulinarisë, shkruan albinfo.ch.
Franca është një nga shtetet që njihet për ushqimet e saj më të mira në botë. Por, përfshirja e kuzhinierit shqiptar brenda këtij shteti ka bërë që kuzhina franceze të jetë edhe më e pasur dhe më e frymëzuar, duke i futur edhe ushqimet tradicionale shqiptare brenda shoqërisë franceze.
Armandi u bë i famshëm në gjithë Francën për mënyrën e veçantë të përgatitjes së ushqimit, si ëmbëlsirat, ashtu edhe gjellët dhe brumërat. Shumë kuzhinierë me eksperiencë të lartë kanë shijuar pjatat e mrekullueshme të përgatitura nga ai, duke u ndarë të mahnitur me ushqimet e tij.
Ai mori pjesë edhe në programin “Objectif Top Chef”, i cili mbahet në Francë. Pavarësisht konkurrencës së madhe, profesionaliteti i të riut shqiptar e ka habitur jurinë, duke u renditur ndër finalistët më të mirë.
Përveç tjerash, Armandi tashmë është kthyer në sensacionin e internetit me videot e tij të gatimit, duke treguar shumë receta të ndryshme, me theks të veçantë ato shqiptare dhe franceze.
Hasanpapaj ka marrë “Çmimin Kombëtar të Praktikës 2020″, të krijuar nga kompania e anëtarëve të Legjionit të Nderit, në prefekturën e Lion-it, Francë. “Me shumë krenari dhe emocion, unë e ndaj këtë çmim me ju”, citon ai.
“Me shumë krenari dhe emocion, unë e ndaj këtë çmim me ju. Sot u prita në prefekturën e Lyon për Çmimin Kombëtar të Praktikës 2020 të krijuar nga kompania e anëtarëve të Legjionit të Nderit … Kjo më jep forcë të shkoj më tej dhe të mos dorëzohem kurrë. Faleminderit për mesazhet pozitive pa pushim dhe faleminderit familjes time që natyrisht pa ta e gjithë kjo nuk do të kishte ekzistuar. /Albinfo.ch




E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












