E-Diaspora

Ky është dënimi për pensionistin 82-vjeçar që kishte shkelur Elidën për vdekje

Ky gjykim për familjarët e Elidës ishte një shuplakë në fytyrë: "Unë jam i zhgënjyer që jeta e njeriut vlen kaq pak”, kushëriri i të ndjerës tha pas gjyqit

Familjarët e kanë pritur me ankth vendimin e gjykatës për pensionin 82-vjeçar që dy vite më parë kishte shkelur për vdekje 19-vjeçaren shqiptare, Elida Osmani me prejardhje nga Maqedonia.

Prokuroria kishte kërkuar 15 muaj burg për pensionin zviceran, i cili madje ishte pa patentë shoferë kur kishte shkaktuar aksidentin fatal, përcjell albinfo.ch.

Prindërit e saj nuk ishin prezentë në ditën e shpalljes së vendimit, për shkak se nuk mund ta përballonin dhe duket sikur kishin të drejtë.

Gjykata shqiptoi aktgjykimin: Pensionisti është dënuar për vrasje të pakujdesshme me një gjobë të kushtëzuar me 300 mëditjesh me nga 200 franga, apo 60 mijë franga, si dhe një gjobë prej 10 000 frangash zvicerane, raportojnë mediat zvicerane përcjell albinfo.ch.

Ky dënim ishte shumë i rëndë për familjen e Elida Osmanit, që nuk mund të pranonin.

Seanca nuk ka qenë aspak e zakonshme, sepse vëllai i saj dhe kushëriri janë larguar nga salla, për shkak se kanë bërtitur gjatë seancës.

Ky gjykim për familjarët e Elidës ishte një shuplakë në fytyrë: “Unë jam i zhgënjyer që jeta e njeriut vlen kaq pak”, kushëriri i të ndjerës tha pas gjyqit.

“Nuk ishte sa rëndësishme sa metra fluturuar ajo, por ajo nuk është më gjallë”.

“Ne nuk jemi jo-njerëzor, nëse ai do të kishte kërkuar falje të sinqertë, do ta kishim pranuar”, thonë të zemëruar, sepse sipas tyre, nuk ka treguar keqardhje në letrën e tij.

Ngjarja

Ngjarja kishte ndodhur në nëntor të vitit 2017. Ish-dentisti kishte ngarë veturën e tij në Lenzburg (Aargau) edhe në vendkalimin për këmbësorë (zebra) pa parë nëse aty dikush po e kalonte rrugën.

Dhe kjo pakujdesi e tij i ka kushtuar me jetë vajzës 19 vjeçe nga Maqedonia, Elida Osmani, e cila ishte në të drejtën e vet, duke kaluar nëpër vijat e bardha, transmeton albinfo.ch.

Ajo ka ndërruar jetë pak më vonë në spital. Elida ka qenë duke ndjekur shkollën e zanatit në Migros.

VIDEO

Elida 19 vjeçe vdes në vijat për këmbësorë, e shkelur nga një pensionist pa leje makine