Shkurt.ch

Ky është hoteli më i mirë në Zvicër

Bürgenstock përfshin tre hotele, shumë restorante dhe bare me 95 kuzhinierë në staf

Vetëm një vit pas rihapjes, resorti Bürgenstock në Zvicrën qendrore është kurorëzuar me vendin më të mirë nga guida franceze “GaultMillau”. Klasa ndërkombëtare e Bürgenstock, atmosfera dhe restorantet autentike, janë disa nga vlerësimet për vendin e parë.

Katër restorante zvicerane janë përfshirë në edicionin zviceran të udhëzuesit “GaultMillau”, një rivale ndaj “Michelin”, shkruan “The Local”.

Restoranti i resorit “RitzCoffier” kishte 16 nga 20 pikë të mundshme, ndërsa “Asian Spices Kitchen & Terrace” kishte një rezultat prej 15 pikësh, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu u vlerësuan edhe “Oak Grill & Pool Patio” dhe “Sharq Oriental Restaurant”.

“GaultMillau” shtoi se Palace Hotel i Bürgenstock ishte një “kryevepër e restaurimit të dashur”, raportoi agjencia zvicerane e lajmeve SDA.

Bürgenstock përfshin tre hotele, shumë restorante dhe bare me 95 kuzhinierë në staf.

Ajo u rihap në vitin 2017 pas një investimi të madh nga një fond nga Katari.