Shqipëria
Ky është numri i amerikanëve që vizituan Shqipërinë për shtatë muaj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar ta promovojë turizmin shqiptarë, duke treguar numrin e vizitorëve amerikanë në Shqipëri nga muaji janar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar me promovimin e turizmit shqiptar, duke thënë se gjatë shtatë muajve, Shqipërinë e kanë vizituar 76 mijë vizitorë amerikanë, raporton Albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, Rama e përshkruar shkurtimisht udhëtimin e dy blogerëve kanadezë, duke e shoqëruar me pamjet e Lumit të Shalës dhe Liqenit të Komanit.
“Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj. Dy blogerët kanadezë, Steve&Ivana, së bashku me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike. 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë. E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet”, ka shkruar Rama në Facebook./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës” Kryeministri Kurti ka takuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës kandidatët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të...
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023
-
Përparim Avdili “merr ndihmën” e James Bondit për t’u zgjedhur deputet federal
-
Diaspora ka pranuar 2778 tekste të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë
-
Shqiptarja, pjesë e jurisë të “Miss USA 2023”
Jeta në Zvicër
-
Popullsia zvicerane ndihet më keq tani se para Covid 34% e të anketuarve thonë se nuk janë në shëndet të përsosur...
-
Pak vendosin helmeta në Zvicër
-
Tunelet do të jenë pa pagesë
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023