Lajme
Ky është qyteti francez në garë për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës
Mediat franceze kanë shkruar se qyteti francez i Nisës ka nisur garën për të qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës më 2028, njoftoi kryebashkiaku i saj, Christian Estrosi.
“Ne e kemi bërë kulturën një përparësi të mandatit”, siguroi Estrosi, që sapo ka filluar mandatin e tij të tretë, në një intervistë të botuar në një edicion lokal të së përjavshmes “Le Point”, duke lartësuar në veçanti “pasurinë” e trashëgimisë së qyteti i tij.
Rouen (në veriperëndim), Bourges (në qendër), Clermont-Ferrand (në qendër) dhe Saint-Denis (në rajonin e Parisit) janë tashmë në garë për të qenë, gjithashtu, Kryeqyteti Europian i Kulturës, si Marseja më 2013 ose Lille më 2004.
Nisa tashmë është një kandidate për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Estrosi siguron se ka “të gjitha shanset për t’u pranuar”.
Për të mbështetur kandidaturën e Nisës për titullin e Kryeqytetit Europian të Kulturës, përfaqësuesi i zgjedhur citon një plan investimi prej më shumë se 100 milionë eurosh për pesë vjet.
“Ky plan përfshin rinovimin e muzeve tona, tri salla të reja të performancës në elemente të shquar të trashëgimisë, rinovimin e Operës, rihapjen e studiove Victorine, por edhe vendosjen e arsimit në arte të ndryshme në 160 shkollat e qytetit” /atsh
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















