Kuriozitete
Ky furgon kushton 365 mijë euro, por cila është arsyeja e këtij çmimi?
Çmimi i lartë i këtij furgoni mund të shpjegohet pjesërisht për faktin se nuk është një Volkswagen, por një Porsche.
Janë ndërtuar vetëm një numër prej 10 modeleve të VW T3 me motor të Porsche 911.
Këta furgon thuhet se janë ndërtuar për shkak se ishin shumë të ngadalshëm në vitet e 80ta për të shërbyer si vetura mbështetëse testimi për testet që Porsche i kryente në atë kohë. Kështu që Porsche konvertoi një numër të këtyre modeleve dhe u bashkëngjiti edhe motorin 3.2 litërsh nga Carrera.
Nuk dihet saktë se sa modele janë ndërtuar, por që është e qartë që nuk janë ndërtuar më shumë se dhjetë prej tyre, dhe pasi që më nuk u shitën si Volkswagen, atëherë T3 B32 mund të jetë një nga modelet më të rralla nga Zuffenhausen, aty ku edhe gjendet fabrika e Porsche.
Një nga dhjetë modelet tani është në shitje nga ueb-sajti gjerman për shitjen e veturave Mobile.de. Furgoni gjendet në Porsche Centrum Gelderland të Heterin.
T3 B32 vije me regjistrimin e parë që e kishte bërë në vitin 1988, një ndërrues i shpejtësive manual dhe ka 130,770 kilometra të kaluara. Sigurisht se furgoni ka numrin origjinal të shasisë të Porsche.
Modeli i cili ishte ndërtuar në vitin 1985 ka një ngjyrë të bardhë metalike, ndërsa më parë ishte edhe nën pronësinë e drejtorit ekzekutiv të Porsche Peter Schutz, dhe ka dokumenta gjermane.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë













