Sporte Luftarake

Labinot Xhoxhaj kundër Ervin Gjiniq më 26 maj

Boksieri shqiptar, Labinot Xhoxhaj, më 26 maj, pra të shtunën do të zhvillon meçin e radhës në karrierën e tij.

Xhoxhaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër do të ndeshet me boshnjakun, Ervin Gjiniq në Glatthof – Villa Miami.

Boksieri i peshave të rënda, deri më tani ka zhvilluar tetë duele në karrierën e tij, ku gjashtë prej tyre me nokaut.

Në anën tjetër boshnjaku ka shtatë meçe dhe vetëm një humbje deri më tani. Xhoxhaj është përgatitur maksimalisht për këtë meç, dhe pret fitoren e radhës, derisa në këtë mbrëmje do të ketë edhe disa meçe tjera profesioniste, dhe amatore.