Lajme
Laboratori, teoria më e besueshme e prejardhjes së koronavirusit
Dalja e koronavirusit nga laboratori i Wuhanit është teoria më e mundshme për origjinën e pandemisë Covid-19, u tha deputetëve britanikë një specialiste e thërritur në komisionin parlamentar të Shkencës dhe Teknologjisë.
Dr. Alina Chan, e cila është e specializuar në terapinë e gjeneve dhe inxhinieri qelizore në Harvard dhe Massachusetts Institute of Technology, tha se kishte gjithashtu rrezik që Covid-19 të ishte një virus i krijuar në laborator.
“Mendoj se origjina e laboratorit ka më shumë gjasa të jetë e vërtetë. Tani për tani, njerëzit që dinë gjëra rreth origjinës së Covid-19 nuk ndihen të sigurt për të folur hapur. Por jetojmë në një epokë ku ka aq shumë informacion, saqë në fund do të dalë”, citohet Chan nga “The Telegraph”.
“Kemi dëgjuar nga shumë virologë të rëndësishëm se origjina e një virusi të krijuar dhe modifikuar gjenetikisht është e arsyeshme dhe këtu përfshihen edhe virologë që kanë marrë pjesë në modifikimet e virusit SARS. E dimë që ky virus ka një veçori në proteinën e tij “spike”, pa të cilën nuk do të mund të shkaktonte kurrë një pandemi. Dokumente ku propozohej modifikimi i viruseve që në vitin 2018 në Institutin e Virologjisë së Wuhanit kanë publikuar që në vitin 20018. Praktikisht kemi të shkruar nga virologët se duan t’i vënë brirë kalit, ndërsa në vitin 2019 na del një njëbrirësh në Wuhan”.
Gjatë seancës në komision u kritikua edhe redaktori i revistës shkencore “Lancet”, Richard Horton, i cili botoi në vitin 2020 një artikull ku hidhte poshtë teorinë e daljes së virusit nga laboratori, duke e quajtur teori konspiracioni. Artikulli ishte shkruar nga Peter Daszak, shefi i EcoHealth, një agjenci që kishte punuar ngushtë me Institutin e Virologjisë së Wuhanit. Por u deshën 16 muaj që “Lancet” të pranonte se autori ishte në konflikt interesi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











