Lajme
Lajçak sot në Beograd, takohet me presidentin Vuçiq
Bëhet e ditur se i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ndodhet sot në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
Takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Beograd.
Më 7 nëntor Lajçaku vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Propozimi i ri evropian dhe modern” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë iu dorëzua autoriteteve të Kosovës nga pesë emisarët perëndimorë gjatë vizitës së tyre në Prishtinë më 21 tetor. Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të BE-së, Shteteve të Bashkuara, si dhe Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Më 26 tetor, në Bruksel u mbajt një takim i veçantë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. I pranishëm në takim ishte edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












