Futboll

Lajm i keq për Behramin, përfundon sezoni për të

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, ka pësuar një lëndim dhe sipas raporteve mjekësore, ka përfunduar sezoni për të.

Kapiteni i Udineses pati probleme serioze me kaviljen e djathtë, pas një përplasjeje me brazilianin Paqueta. Edhe brazili do të mungojë një muaj, përcjell albinfo.ch.

Mediat italiane dhe ato zvicerane raportojnë se bëhet fjalë për një lëndim të rëndë dhe do të jetë e vështirë për 33-vjeçarin shqiptar të rikthehet në këtë edicion.

Trajneri i Udineses, Igor Tudor, në përfundim të takimit shprehu shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore të futbollistit nga Kosova.