Lajme
Lajm i mirë për shqiptarët në Gjermani
Priten lehtësime për marrjen e shtetësisë
Qeveria Federale e Gjermanisë po punon për një ligj të ri që do t’u mundësojë punëtorëve të huaj të kualifikuar në këtë vend të fitojnë nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh që kanë jetuar dhe punuar aty.
Plani u zbulua nga portali gjerman i lajmeve ‘The Pioneer të mërkurën, më 7 shtator, i cili pretendon se ka parë strategjinë e re të qeverisë për punëtorët e kualifikuar.
Të mërkurën, qeveria federale prezantoi draftin e strategjisë së saj të re gjatë samitit të punëtorëve të kualifikuar në Berlin, në të cilin përfaqësues nga politika, biznesi dhe shoqatat diskutuan mënyra dhe masa të reja për të luftuar mungesën në rritje të punëtorëve të kualifikuar.
Qeveria, megjithatë nuk përmendi mundësinë e fitimit të shtetësisë pas vetëm tre vjetësh qëndrimi në vend.
Gjatë samitit, ministri Federal i Punës, Hubertus Heil, i cili ishte edhe organizator, tha se për shumë kompani në Gjermani, kërkimi i punëtorëve të kualifikuar tashmë është një çështje ekzistenciale.
“Vendi ynë ka nevojë për punëtorë të kualifikuar”, u shpreh ministri.
Ministri Federal për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës, Robert Habeck, vuri në dukje gjithashtu nevojën urgjente për punëtorë më të kualifikuar për vendin, si nga Gjermania dhe BE, ashtu edhe nga vendet e treta.
“Ne duhet ta bëjmë arsimin dhe trajnimin më tërheqës dhe duhet të hapemi shumë më tepër ndaj emigracionit dhe të promovojmë së bashku se Gjermania është një vend me punë interesante dhe me cilësi të lartë”, tha ai.
Javën e kaluar, ministri Heil zbuloi planet për të krijuar një “kartë mundësie” me një sistem të bazuar në pikë, i cili do të ndihmojë vendin të zvogëlojë mungesën e fuqisë punëtore.
Kjo kartë e re, e cila pritet të prezantohet në vjeshtën e këtij viti, do t’i mundësojë të zhvendoset në Gjermani dhe të kërkojë punë këdo që plotëson tre nga katër kërkesat e mëposhtme: diplomë, njohuri të gjuhës gjermane ose të ketë jetuar në Gjermani, tre vjet eksperiencë pune dhe të jesh më i ri se 35 vjeç.
Një studim i publikuar gushtin e kaluar nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike të Këlnit tregon se nga korriku 2021 deri në korrik 2022, kishte një mungesë prej më shumë se gjysmë milioni punëtorësh të kualifikuar në Gjermani për të gjitha profesionet./SchengenVisa
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














