Lajme
Lajmërohet sërish Bill Gates, flet për fundin e pandemisë
Bill Gates beson që bota do t’i kthehet tërësisht normaliteti nga COVID-19, deri në fund të vitit 2022.
Duke folur për Sophy Ridge të shtunën, sipërmarrësi dhe filantropisti ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti duhet të kenë rezerva të vaksinës kundër koronavirusit dhe ato t’i ndajë për shtetet e tjera.
65-vjeçari ka shprehur shqetësimin se bota nuk do të marrë mësim nga pandemia me COVID-19, për t’u përgatitur për sëmundjet e radhës globale.
“Ka ende pyetje se si do të funksionojë vaksina Johnson & Johnson dhe nëse ajo është e pranueshme, kjo do të ishte shumë e dobishme, mirëpo disa shtete të pasura, duke përfshirë këtu SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, këtë verë do të arrijnë nivele më të larta të vaksinimit, duke bërë që këto dy vende të lirohen paksa. Pres që deri në fund të këtij viti shumë shtete të përfundojnë vaksinimin, ashtu që deri në fund të vitit 2022 rastet të bien në numra shumë të vegjël”, ka thënë Gates.
Gates, i cili posedon pasuri miliardëshe me kompaninë e tij teknologjike “Microsoft”, ka thënë se ka pasur padrejtësi në shpërndarjen e vaksinës anti-COVID në botë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











