Lajme
Lajmërohet sërish Merkel, kërkon ndryshimin e ligjit për pandeminë
Situata COVID-19 në Gjermani është sërish shumë serioze, deklaroi sot në Parlament kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndërsa paraqiti modifikimin e ligjit për pandeminë që parashikon futjen në nivelin federal të “frenimit të urgjencës”, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Fatkeqësisht, duhet ta themi sërish… vala e tretë e pandemisë po mbretëron në vend”, tha Merkel.
“Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe ndihmësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve ne”, theksoi ajo.
“Virusi nuk fal asnjë hezitim. Virusi kupton vetëm një gjë: vendosmërinë dhe çdo ditë ka rëndësi”, shtoi kreu i qeverisë federale.
Kancelarja kërkoi mbështetjen parlamentare për shtesën e rëndësishme në ligjin e mbrojtjes shëndetësore.
Ajo mbrojti ndalimin e daljes si një nga masat për të përmbajtur valën e tretë të pandemisë në Gjermani, duke thënë se “nuk është një shpikje e re dhe një ilaç, por një mjet që mund të jetë i dobishëm në kombinim me të tjerët”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














