Kosova
LE FIGARO: Në Kosovë dënohet një rom për krime lufte
Një gjykatë në Prishtinë, të enjten ka dënuar një rom me dhjetë vite burg, anëtar i një grupi paramilitar serb, për torturimin e shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998-1999 në mes Kosovës dhe Serbisë. Skender Bislimi, 58-vjeçar, është shpallur fajtor për torturimin e civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999, shkruan prestigjiozja franceze “Le Figaro”, transmeton Albinfo.ch.
I akuzuari, i cili ka vepruar “me së paku dhjetë anëtarë” të grupit, “ka dhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e më shumë se 40 civilëve, burra shqiptarë, duke ushtruar masat e frikësimit dhe terrorit”, sipas deklaratës së seancës gjyqësore. Gjithnjë sipas gjykatës: “Burrat fillimisht u ndanë nga gratë dhe fëmijët, pastaj u detyruan të binin në gjunj para se të rrihen dhe janë detyruar të këndonin këngë serbe”, informon më tej Albinfo.ch.
Bislimi është romi i i parë, një pakicë etnike në Kosovë, që është dënuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit midis forcave të pavarura të Kosovës dhe forcave serbe, informon Albinfo.ch. I arrestuar në përputhje me një urdhërarrest ndërkombëtar në Bosnje, ai u ekstradua në Kosovë në vitin 2016.
Lufta që solli deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ka lënë rreth 13,000 të vdekur, kryesisht shqiptarë të Kosovës. Por, edhe romët e Kosovës gjithashtu janë abuzuar. Sipas organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtës Humanitare (HLC), me seli në Beograd, romët e Kosovës kanë qenë shpesh të detyruar nga serbët për të varrosur trupat e civilëve dhe luftëtarëve shqiptarë, të gërmojnë llogore për ushtrinë dhe të plaçkisin pronën që u përkiste pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare. Rreth 240 prej tyre u vranë ose janë zhdukur dhe dhjetëra mijëra u larguan nga Kosova, pas përfundimit të luftimeve nga frika e hakmarrjes nga shqiptarët, sipas degës së HLC në Kosovë, njofton Albinfo.ch. Para luftës në Kosovë kanë jetuar rreth 100,000 romë, duke mbetur aktualisht vetëm 35,000.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











