Lajme
Lea u vra dje brenda ambienteve të shkollës në Graz të Austrisë
Flet gjyshi i vajzës nga Kosova që humbi jetën në Austri, tregon si e kuptuan lajmin

Vajza nga Kosova, Lea Bajrami, është në mesin e dhjetë viktimave të sulmit me armë që ndodhi të martën në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë, përcjell albinfo.ch.
Gjyshi i të ndjerës, Muhabi Bajrami, ka dhënë detaje se si e morën vesh dhe si e pritën lajmin për vdekjen e saj.
“Jemi të shqetësuar, neve na ka ardhur një lajm trishtues. Kjo është 15-vjeçare, në shkollë private ka qenë, nxënëse e shkëlqyeshme. Unë e kam mbesë. Ka ndodhur në mëngjes.”
“Ne kemi dëgjuar që ka ndodhur, edhe të gjithë na kanë thirrur dhe na kanë pyetur: ku është Lea? Se emrin e ka Lea, edhe e kuptuam që është ajo. Shpresuam shumë që nuk është e vërtetë, por në orën 2 djali, djali im, pra babai i vajzës, më tha: ‘Baba, Lea na la’”, ka rrëfyer ai.
Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë mëngjesin e së martës pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë.
E-Diaspora
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar Mbrëmë në Verna di Umbertide, Itali, ku dy burra kanë mbetur të plagosur si pasojë e...
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
Jeta në Zvicër
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror...
-
Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
-
Tetë drejtues të kompanive federale fitojnë mbi gjysmë milioni franga në vit
-
Këto festival të muzikës mbahen në Zvicër këtë verë
-
Zjarret në disa automjete shkaktojnë mbylljen e autostradës A1