Futboll

Legjenda e Liverpoolit: Shaqiri, blerje e shkëlqyer

Edhe legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka lavdëruar futbollistin shqiptar

Edhe pse nuk është aktivizuar shumë te Liverpooli, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, po vlerësohet si një blerje e rëndësishme për klubin anglez, shkruan albinfo.ch.

Ai më herët ishte kritikuar sa ishte në Stoke City, por është lavdëruar në Liverpool.

Njëri ndër ta është edhe legjenda e kësaj skuadre, Jamie Carragher, që përcolli ndeshjen miqësore Angli-Zvicër.

“Ai do të ketë ndikim te skuadra e Liverpoolit. Kjo ndodhi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Leicester Cityt. Ai e bëri diferencën ndaj Leicesterit, dhe luan rregullisht me Përfaqësuesen e Zvicrës.

Shaqiri është një blerje e shkëlqyer për Liverpoolin. Shaqiri është lojtar me mjaft eksperiencë, ka luajtur për shumë klube të mëdha”, është shprehur legjenda e Liverpoolit.