Shqipëria
Lehtësimi i masave në Shqipëri, nga nesër
Qeveria shqiptare ka vendosur për lehtësimin e masave shtrënguese me 1 qershor, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Gjatë fundjavës do të hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjelbërta. Kjo do të jetë fundjava e fundit që qëndron në fuqi perimetri i zonave të kuqe, pra nuk do të lejohet dalja nga kufiri i këtyre zonave deri ditën e hënë, datë 1 qershor, kur do të hiqen të gjitha kufizimet e lëvizjes për gjithë vendin.
Plani i masave lehtësuese nga data 1 qershor:
– Lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në gjithë territorin, pa kufizim.
– Hapja e çerdheve dhe kopshteve publike, duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar.
Hpja e kufijve tokësorë, duke hequr karantinimin dyjavor, si një masë që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantinës dyjavore do të mbetet në fuqi, në raste te veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC.
Nga data 1 qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani, i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do të jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë që do të administrojë lejet për çdo ‘stacion’ plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjieno-sanitare në plazhe. Kushdo që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh, do të penalizohet, përcjell albinfo.ch.
Më 1 qershor do të lejohen kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.
Deri më 23 qershor ndalohen të hapen:
– Aktivitetet që ende shfaqin rrezik në këtë fazë, ku qarkullimit i virusit është i pranishëm dhe që do të vijonë të jenë të mbylluara: Transporti publik, për të cilin po punohet me Ministrinë e Infrastruukturës dhe Transporteve për një plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë, gjithashtu do të vijojnë të jenë të ndaluara: aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin















