Lajme

Leja e zgjatur prindërore në Gjenevës është pezulluar nga Parlamenti

Në qershor 2023 banorët e Gjenevës votuan në favor të një pakete pushimi me pagesë 24-javore për prindërit e rinj – kantoni i parë zviceran që e bëri këtë, përcjell albinfo.ch.

Gati 58 për qind e votuesve të kantonit e kishin miratuar propozimin për t’u dhënë këtyre prindërve një leje me pagesë që është gjashtë javë më e gjatë se periudha aktuale.

Megjithatë, Parlamenti tani ka pezulluar zbatimin e kësaj mase për shkak të papajtueshmërisë së saj me ligjin federal, veçanërisht për sa i përket financimit të skemës.

Prandaj, qeveria propozon që të zgjidhen mospërputhjet përpara se të futet masa.