Futboll

Lenjani shënon në vetëm 10 sekonda lojë

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani ka shënuar gol kundër Luzern-it në minutën e parë, më saktësisht në sekondat e parë të lojës së tij.

Ndeshja Sion- Luzern po zhvillohet në kuadër të kampionatit zviceran, Super Leauge.

Ndërsa në anën tjetër nëntë minuta me vonë Luzern ka barazuar rezultatin me golin e Vargas R.

Lenjani ka shënuar gol spektakolar gjatë ndeshjes me Luzernit, duke bërë që ai të bëhet shqiptari i parë që shënon gol në kohë rekorde.

Goli i Lenjanit është i pesti i tij gjatë këtij sezoni.