Sport
Lensi vërshohet nga lumi kuq e zi i tifozëve shqiptarë
“Xhamadani vija-vija” është edhe më tutje “hiti” i pakontestuar i mbështetësve të Kombëtares ndërsa edhe këngë e slogane të tjera si “o sa mirë me qenë shqiptar o-hej” dëgjohen në vazhdimësi
Pak orë para ndeshjes që po cilësohet si historike Shqipëri-Zvicër atmosfera në zemrën e qytetit Lens po i afrohet pikës së vlimit. Tifozët shqiptarë të ardhur nga gjithë Evropa e më gjerë kanë vazhduar festën e filluar nga mbrëmë dhe i kanë dhënë asaj edhe më shumë zjarr e emocion. albinfo.ch është në vazhdimësi në mesin e tyre. Janë së paku dy grupe të mëdha tifozësh që kanë zënë dy nga sheshet në zonën e këmbësorëve në Lens të cilët po këndojnë dhe pothuaj në gjendje transi po shprehin ngazëllimin e tyre me arritjen e kombëtares shqiptare për herë të parë në një kampionat evropian.
“Xhamadani vija-vija” është edhe më tutje “hiti” i pakontestuar i mbështetësve të Kombëtares ndërsa edhe këngë e slogane të tjera si “o sa mirë me qenë shqiptar o-hej” dëgjohen në vazhdimësi, raporton albinfo.ch nga Lensi. Aty këtu syri të sheh edhe tifozë të Zvicrës, por janë më të pakët dhe më të qetë, në grupe më të vogla. Një tifoz zviceran ngacmon kalimtarët me rekuizita shqiptare duke skanduar: Granit Xhaka! E ata ia kthejnë me buzëqeshje: Taulant Xhaka!
Rezultati i ndeshjes mund të jetë ashtu ose kështu, por ne po nxjerrim dufin tonë të një pritjeje kaq të gjatë të Shqipërisë për të qenë pjesë e një turniri kaq të madh siç është Evropiani, duan të thonë gjithë këta adhurues të kombëtares.
Rexhep Leci me të birin, dajën dhe me miq e shokë të ardhur nga Cyrihu kanë zënë një tavolinë në qendër dhe po këndojnë e brohorasin. Leci, i entuziazmuar nga ky vërshim kuq e zi thotë se “ta merr mendja që nuk ka mbetur askush nga shqiptarët në shtëpitë e veta. Ndërsa një përshtypje që mund të fitohet nga një grumbullim kaq i madh këtu është se nuk mund të ketë kaq shumë vende në stadium që do të zënë një numër i tillë tifozësh, shkruan albinfo.ch Shumë prej tyre duket të kenë ardhur për të festuar dhe për të qenë pjesë e kësaj dalldie të madhe ndërsa rezultati i ndeshjes mund të ketë rëndësi por më e rëndësishme është arritja në Evropian.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern






















