Fun
Leo Gjugja shpallet “Mister Gjermania 2017”
Leo është me prejardhje nga Gjakova, ndërsa i lindur në Zvicër, por që viteve të fundit jeton në Dusseldorf të Gjermanisë
Mashkulli më i bukur në “Mister Gjermania 2017” është shpallur djaloshi kosovar, Leo Gjugja.
Leo është me prejardhje nga Gjakova, ndërsa i lindur në Zvicër, por që viteve të fundit jeton në Dusseldorf të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch. Lajmin për fitoren e Leos e ka konfirmuar babai i tij, Ukë Gjugja.
“Jemi të lumtur për fitoren e Leos. Natyrisht se na ka bërë krenarë jo vetëm neve si familje, por është fitore dhe sukses për të gjithë shqiptarët”, ka thënë ai për albinfo.ch, i cili në publik njihet edhe si një nga menaxherët më të suksesshëm të estradës kosovare për diasporë. Leo është 18-vjeçar, i gjatë 1.88 cm dhe studion në Gjermani. Pas kësaj fitoreje, Leo do të këtë mundësinë të përfaqësojë Gjermaninë në “Mister of the World”.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku











