E-Diaspora
Leotrimi dhe Qëndrimi kanë humbur nga mëngjesi i të enjtes
Ata janë nisur për të shkuar në shkollë, ka infomuar nëna e tyre por, në shkollë nuk kanë arritur, bën të ditur policia
Policia e Leipzigut është duke zhvilluar kërkime intensive për dy fëmijë vëllezërit me prejardhje nga Kosova, Leotrim N. 11 dhe Qëndrim N., 13 vjeç. Dy fëmijët me banim në Borsdorf afër Leipozigu, kanë humbur nga mëngjesi i të enjtes, 19 prill (ora 6), kur për herë të fundit janë parë në qendrën e strehimit ku banojnë me familjen, shkruan tag24.de.
Ata janë nisur për të shkuar në shkollë, ka infomuar nëna e tyre por, në shkollë nuk kanë arritur, transmeton albinfo.ch. Siç bën të ditur policia, Leotrimi dhe Qëndrimi nuk kanë shokë në qytezën Borsdorf ku banojnë dhe as ndonjë pikë ose shtëpi në rrethinë ku mund të pritej që të shkonin.
Policia jep përshkrimin e dy adoleshentëve për identifikimin e tyre, që mund të ndihmojë ata që eventualisht mund të hasin në dy të humburit.
Qëndrimi 13 vjeçar është i gjatë në mes 1 metër e 50 dhe 1 metër e 55. I zbehtë, flokë të verdha (bjond) dhe të shkurtra, sytë e kaltër. Ka pasur të veshur: një xhaketë (jakne) të bardhë, patika (atlete) të zeza Adidas. Flet shqip dhe gjermanishte fillestarësh.
Leotrimi 11 vjeçar është i gjatë 1 metër e 40, flokë të zezë, të shkurtë, sy ngjyrë kafe. Flet shqip dhe gjermanishte fillestarësh, transmeton albinfo.ch.
Të gjitha masat e deritashme të ndërmarra për dy fëmijët kanë dështuar, thotë një zëdhënës policie dhe lut qytetarët të japin informacione në rast se dinë ndonjë gjë rreth të humburve.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












