Lajme
Lëshohen dokumentet edhe në Ambasadën e Shqipërisë
E para që aplikon për pasaportën e re të Republikës së Shqipërisë është artistja e madhe Vaçe Zela
Me datën 12 qershor në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë filloi zyrtarisht shërbimi i aplikimit të shtetasve shqiptarë për dokumente identifikimi. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që jetojnë në Zvicër ose në vendet fqinj si Franca, Gjermania etj. tashmë nuk do të kenë nevojë të shkojnë domosdo në Tiranë apo në Paris, Berlin etj. që të aplikojnë për t’u pajisur me letër-njoftimi (kartë identiteti) ose me pasaportë.
Ata kanë mundësi të vijnë edhe në ambasadën e Bernës, ku do të kryhet ky shërbim, thuhet në një njoftim të ardhur nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë.
Personi i parë që ka aplikuar për të marrë pasaportën e Republikës së Shqipërisë në ambasadën e Bernës është këngëtarja Vaçe Zela. Artistja e madhe jeton me familjen në Bazel.
Në ceremoninë e hapjes zyrtare të këtij shërbimi ndodheshin ambasadori Mehmet Elezi, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, përfaqësues të kompanisë Safran Aleat, që ka marrë përsipër përgatitjen e dokumenteve të identifikimit dhe qytetarë shqiptarë me banim në Zvicër.
Rikujtojmë se dokumentet e identifikimit në ambasadën e Bernës lëshohen vetëm për shtetas të Republikës së Shqipërisë, perfundon njoftimi i Ambasadës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën












