Sport
Letra rrëqethëse e tifozit italian për Kombëtaren shqiptare
Kombëtarja shqiptare ka fituar zemrat edhe të shumë tifozëve evropianë që janë impresionuar me lojën dhe kulturën e tyre
Gazetari italian Gianluca Di Marzio në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një letër të një tifozi italian, i cili ka emocionuar me fjalët e tij për kombëtaren shqiptare në ndeshjen e së mërkurës me Francën, përcjell albinfo.ch.
“Mbrëmjen e djeshme pavarësisht rezultatit, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Ia dolët, falë vullnetit, kurajës dhe grintës suaj t’i kundërviheshit një prej kombëtareve më të forta të futbollit evropian, ndoshta dhe botëror”, e nis shkrimin ky tifoz që quhet Simone Rizzo.
“Ju, ardhur nga një tokë sa e afërt por dhe e largët në vështrimin e Mister De Biasit dhe të stafit të tij, arritët që në 99 minuta t’i tregonit Evropës mbarë se nga çfarë brumi jeni gatuar”, vijon ai teksa kujton edhe një nga shanset e humbura të kombëtares për gol.
“Kur ai top shkoi aq pranë unë doja që të dilja në dritare që bie në sheshin kryesor të qytetit dhe të bërtisja: Gol, Gol, Gol! Por fatkeqësisht topi u ndalua në shtyllën pingule të portës dhe kundërshtari shumë më i fortë se ju, pastaj shënoi dy gola në minutat e fundit”.
“Ju keni djersitur shumë dhe ju siguroj se do të jeni njësoj të lumtur edhe nëse do të shënoni vetëm një gol e nuk do të kaloni më tej në këtë Europian. Në këtë mënyrë do të vendosni emrin tuaj në listën e golashënuesve të këtij kampionati dhe askush, asgjë nuk mund ta fshijë përgjithmonë; pak a shumë siç keni bërë edhe në zemrën time.
Forca Shqipëri”, ka shkruar ky tifoz.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












