Kultura
Lexim letrar dhe ekspozitë në ambasadën e Kosovës në Berlin
Me rastin e 10-vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Berlin është organizuar ngjarja kulturore e radhës, organizuar nga përfaqësia e shtetit të Kosovës në kryeqytetin gjerman.
Mysafirëve të pranishëm me një fjalë të shkurtër u dëshiroi mirëseardhje ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, përcjell albinfo.ch.
Së pari u organizua leximi nga romani i saj i parë i shkruar në dhe botuar në gjuhën gjermane nga Arta Ramadani “Die Reise zum ersten Kuss. Eine Kosovarin in Kreuzberg” (Shqip: „Udhëtimi deri te puthja e parë. Një kosovare në Kreuzberg“).
Arta Ramadani, e cila punon si gazetare në televizionin gjerman “ZDF”, për herë të parë lexoi nga libri i saj në hapësirat e Ambasadës së Kosovës, por edhe para publikut shqiptar.
Ramadani deklaroi me këtë rast që ndjehet e nderuar, sidomos për faktin që pas një serie leximesh nëpër Gjermani, këtë mbrëmje paraqitet para publikut dhe prindërve të saj shqiptarë.
Të njëjtën mbrëmje rreth mysafirët e shumtë të pranishëm në hapësirat e Ambasadës së Kosovës patën rastin të shohin fotografitë e autores zvicerane Corinne Holthuizen dhe Axel von Hoerschelmann, të cilat ishin bërë gjatë Festivalit të Filmit në Prizren “Dokufest” dhe të cilat në një formë autentike nga jashtë jepnin atmosferën e festës së filmit në kryeqendrën ballkanike të filmit dokumentar.
Aktivitetet e Ambasadës së Republikës së Kosovës për shënimin e Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve do të vazhdojnë edhe në muajt nëntor dhe dhjetor.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane












