Libër i ri në gjermanishte për Kosovën
Gazetari i njohur gjerman Erich Rathfelder ka botuar librin me titull “Kosovo”. Libri është botuar nga shtëpia e njohur botuese Suhrkamp
Erich Rathfelder ka qenë për një kohë të gjatë korrespondent ose reporter special nga Ballkani e Kosova për gazeta të ndryshme gjermane. Raportimet e tij të gjalla nga zonat e kriuzave dhe të luftimeve kanë ndihmuar në krijimin e opinionit evropian edhe për dhunën që ushtronte aparati shetëror serb në Kosovë.
Tash, gati një çerek shekulli pas vizitës së tij të parë në Kosovë, Rathfelder ka botuar librin e tij me titull të thjeshtë “Kosovo”. Libri është botuar nga shtëpia e njohur botuese Suhrkamp.
Në prezantimin që i bën librit gazeta Mindener Tagblatt thuhet se Rathfelder në këtë libër ka përfshirë përjetimet e tij në lidhje me Kosovën që nga vizita e tij e parë e bërë atje në vitin 1987 e deri në vitin kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, në vitin 2008.
Ai në këtë libër pasqyron përjetimet e veta, ua jep fjalën dëshmitarëve të kohës dhe i rrumbullakëson të gjitha këto me intervistat dhe një vështrim.
Kushdo që dëshiron tëmerret më me përkushtim me Kosovën, do të gjejë këtu një libër historie të këndshëm për lexim dhe interesant. Libri “Kosovo” përbën një bazë të mirë për të kuptuar situatën në Kosovë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë










