Lajme
Librat shqip, tërheqin vëmendje në panairin e Leipzigut
Panairi i Librit Leipzig 2023 u rikthye për lexuesin pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë. Mijëra vizitorë kanë mbushur këto ditë hapësirën e panairit, ku pritet të mbahen takime të rëndësishme mbi librin. Shqipëria ka stendën e saj në këtë panair, një traditë tashmë falë bashkëpunimit me rrjetin Traduki dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Openbook ishte aktiviteti i parë i një cikli bisedash mbi librin, që do të mbahen përgjatë ditëve të Panairit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i cili u mbajt ditën e parë të Panairit me autorët Loer Kume, Andreas Dushi, Flogerta Krypi dhe Ervin Nezha.
I konceptuar si një reflektim mbi atë çfarë Ballkani i hapur do të sjellë për librin, kulturën në rajon ky takim ngjalli interes tek lexuesit e pranishëm, thotë Alda Bardhyli, drejtore e QKLL. Në takim ishte i pranishëm dhe drejtori për librin në Ministrinë e Kulturës Serbe Mladen Vesković. E ardhmja përmes librit erdhi në diskutimet e autorëve të rinj shqiptarë që kërkojnë të cilët e shohin gjuhën si një mjet komunikimi që thyen barriera.
Gjatë aktivitetit u lexuan dhe pjesë nga krijimtaria e tyre në gjermanisht, nën përkthimin e Suzana Finger.
Aktiviteti u përshëndet dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko. Stenda e Shqipërisë ka vijuar me në sërë aktivitetesh. Revolucioni i zemrave ishte një tjetër aktivitet i frymëzuar nga një qasje tjetër në rajon me shkrimtarët Lindita Arapi, Stefan Çapaliku, Ag Apolloni, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Fazli Garaku dhe Ana Kove.
Qindra vizitorë kanë vizituar stendën e Shqipërisë, ku përgjatë gjithë kohës ka lexime nga letërsia shqipe.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër, sot 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












