Bota
Liderët botëror përshëndetën marrëveshjen për klimën
Liderët botëror përshëndetën atë që e quajtën si historike marrëveshjen mbi ndryshimet klimatike të arritur të shtunën në Paris.
Presidenti amerikan, Barak Obama e ka vlerësuar si hap të madh ndërsa kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), si një “hap vendimtar përpara”.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka lavdëruar presidentin francez, Francois Hollande për përgatijen me kujdes të marrëveshjes së Parisit.
“Pothuajse të gjitha vendet e botës nënshkruan marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike.”, ka shkruar Obama në Twitter, duke e quajtur atë “shansin më të mirë për të shpëtuar planetin” nga pasojat e ndryshimeve klimatike globale.
Ai shtoi se marrëveshja tregon se çfarë mund të bëhet kur bota është e bashkuar.
Përfaqësuesit e rreth 200 vendeve dhe rajoneve, të shtunën, pas shumë viteve t miratuan të shtunën në dokumentin e Parisit, i cili përcakton kushtet e ekonomisë botërore për të kufizuar rritjen globale të temperaturave në më pak se 2C në dekadat e ardhshme për të frenuar ngrohjen globale.
Komisioneri Evropian për klimën, Miguel Arias Kanete pas miratimiti të marrëveshjes thas se pas “një muaji të sulmeve në Paris, Franca ka bashkuar botën dhe ka mundësuar që 195 vende të arrijnë një marrëveshje për të kufizuar ngrohjen e klimës.”
Kryeministri francez, Manuel Valls , të shtunën në mbrëmje përshëndeti miratimin e marrëveshjes kundër ngrohjes klimatike dhe e quajti atë “një fitore historike për planetin.”
Kryeministri britanik, David Cameron tha se Traktati i Parisit ishte një “hap i madh përpara” për planetin.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë Vjedhjet e biçikletave në Gjenevë janë në rritje dhe shumë rrallë zgjidhen. Me më shumë biçikleta...
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të