Kosova
Liderët e opzitës bëjnë homazhe në Reçak
Në Kompleksin Memorial në Reçak homazhe ka bërë edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i shoqëruar nga kandidati për kryeministër nga kjo parti Bedri Hamza.
Krasniqi ka thënë se klasa politike dhe krerët e shtetit nuk duhet të ndihen rehat, derisa të ketë drejtësi për secilën jetë të dhënë për lirinë e Kosovës.
“Përkujtojmë një ndër masakrat më të tmerrshme të luftës tonë për liri dhe në këtë ditë përkujtojmë të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë. Ky është një moment për secilin prej nesh e në radhë të parë për institucionet dhe për klasën politike që edhe një herë të zotohen se asnjë prej nesh nuk duhet të ndjehemi rehat, derisa të ketë drejtësi për secilën jetë të dhënë për lirinë e Kosovës”, tha Krasniqi.
Ndërsa, Bedri Hamza tha se Kosova duhet të punojë fort që historia të ruhet, si edhe të ndërtohet memoriali i gjenocidit.
“Është një dhimbje po është edhe një gur i madh në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ne do të punojmë fort që historia të ruhet të ndërtohet memoriali i gjenocidit dhe respekt dhe përulësi deri në përjetësi për të rënët e Reçakut”, ka thënë Hamza.
Nga ana tjetër kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kavbërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Abdixhiku tha se 45 civilë shqiptarë , burra e gra, të moshuar e fëmijë, u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë.
“26 vite më parë, forcat policore ushtarake, militare e paramilitare serbe kryen aktin e tmerrshëm të masakrës së Reçakut, akt i cili më pas do të cilësohej nga ambasadori William Walker si krim kundër njerëzimit. Në këtë vend u vranë 45 civilë shqiptarë, burra e gra, të moshuar e fëmijë, vetëm sepse ishin shqiptarë. Ky akt i rëndë, çnjerëzor, akt kundër njerëzimit ishte po ashtu pikë kthese për vëmendjen ndërkombëtare ndaj pasojave që populli i Kosovës i vuante nga regjimi i Millosheviqit”, tha Abdixhiku.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










