Kultura
Linda Halimi shkëlqen në “American Idol”
Halimi mori dritën e gjelbër nga juria ku ishte edhe Jennifer Lopez dhe tani ajo do të jetë pjesë e finales të “American Idol”
https://www.youtube.com/watch?v=awgw-z-D5Yg
http://https://www.youtube.com/watch?v=awgw-z-D5Yg
Linda Halimi ka shkëlqyer me paraqitjen e parë të saj në programin e talenteve në Amerikë, “American Idol”. Këngëtarja nga Vitia prej vitesh është shpërngulur nga Kosova për të jetuar me të dashurin e saj, Big D. në Amerikë.
Të mërkurën në “American Idol” ajo u prezantua me këngën “Man’s world”, ku pjesë e anëtarëve të jurisë ishte edhe Jennifer Lopez. Halimi mori dritën e gjelbër nga ta dhe tani ajo do të jetë pjesë e finales të “American Idol”.
Në postimin e videos nga “American Idol” thuhej: “Storie inspiruese…dhe ajo ka një talent të jashtëzakonshëm”.
Pas paraqitjes, shumë fansa të saj i kanë dërguar mesazhe mbështetëse, saqë Linda nëpërmes një postimi i ka falënderuar të gjithë, duke kërkuar falje që nuk arrin t’iu përgjigjet të gjithëve. “Faleminderit të gjithëve për dashurinë. Ju dua të gjithëve dhe më falni që nuk i kthej të gjitha mesazhet, por ia dolëm për në Hollywood”, shkruan Linda në gjuhën angleze.
Linda Halimi prej vitesh konsiderohet si njëra ndër këngëtaret me zërin më të fortë në muzikën shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














