Lajme
Linjat ajrore amerikane anulojnë qindra fluturime mes sezonit të festave
Në Shtetet e Bashkuara, linjat ajrore anuluan qindra fluturime për shkak të problemeve të infektimit të personelit me COVID-19, duke krijuar kështu vështirësi për udhëtarët në sezonin e festave. Mbi 250 fluturime janë anuluar për ditën e sotme. Për udhëtarët kjo do të thotë se do të qëndrojnë larg njerëzve të tyre të dashur, ndërsa përjetojnë kaosin në aeroporte dhe stresin e kalimit të disa orëve në radhë të gjata, apo në telefon, për të prenotuar bileta të reja.
Sipas të dhënave të kompanisë FlightAware, linjat ajrore anuluan mbi 6 mijë fluturime nga dita e premte. Këtu përfshihen rreth një e treta e fluturimeve ajrore në Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa amerikanët kanë filluar të kthehen në shtëpi nga festat, disa hasën në vështirësi ndërsa udhëtonin në Ditën e Krishtlindjes.
“Ne prenotuam bileta të reja me vështirësi”, thonë dy udhëtarë për në shtetin Miçigan.
Kompanitë ajrore United, Delta, Jet Blue dhe American, anulluan qindra fluturime, për shkak të mungesave në personel, një rritjeje të infektimeve me variantin Omicron, si dhe për shkak të motit.
“Nuk ke çfarë t’i bësh. Janë gjëra jashtë kontrollit tonë. Kështu që marrim frymë thellë dhe përpiqemi të gjejmë një alternativë më të mirë”, thotë udhëtari Rick Grant.
Pati probleme edhe në rrugë. Në shtetin Minnesota u mbyll një autostradë pas përplasjes së dhjetëra makinave. Në Kaliforni, ekipet e emergjencave u munduan të heqin dherat dhe baltën e nxjerrë nga lumi El Dorado.
“Në këtë moment është mirë të shtyni udhëtimin derisa të kemi ekzaminuar më mirë të gjitha rrugët”, thotë Emily Liennen, nga Departamenti i Transportit në Kaliforni.
Autoriteti i Sigurisë së Transporteve vlerëson se deri më 3 janar do të kenë udhëtuar rreth 30 milionë amerikanë.
E-Diaspora
-
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët... -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg














