Të tjera
Listës së sanksioneve të SHBA-së do t’i shtohet edhe vëllai i Vuçiqit
Një nga bashkëthemeluesit e projektit për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Drew Sullivan, ka thënë se listës së të sanksionuarve nga Thesari i SHBA-së pritet t’i shtohet së shpejti edhe vëllai i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Andrej.
Në një intervistë për Nova.rs, ai ka thënë se është e ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lidhje me krimin e organizuar. Po ashtu shtoi se vëllai i Vuçiqit, Andrej, është takuar me Zvonko Veselinoviqin. Ata, sipas tij, do të shtohen në listë pas disa muajve ose viteve.
“BE-ja dhe SHBA-ja me gjasë do të përqendrohen te njerëzit që gjenden në zemër të marrëdhënieve të krimit të organizuar me qeverinë. Siç janë sanksionuar të gjithë oligarkët e Putinit, pres një listë të ngjashme me emrat e miqve të Vuçiqit. Pres edhe disa anëtarë të familjes së tij, si Andreji. Ata ndoshta do të shtohen në listë në muajt apo vitet e ardhshme. Ne sigurisht se do të bëjmë çdo gjë që mundemi që të shtojmë njerëz në atë listë”, ka thënë Sullivan.
Sipas tij, ka gjasa që në listë të sanksioneve do të jetë edhe kumbari i Vuçiqit, Nikola Petroviq, një njeri me lidhje të ngushta biznesi me Veselinoviqin.
Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit të mërkurën ka targetuar rrjetet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në disa vende në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore, në mesin e të cilëve është edhe Zvonko Veselinoviq dhe grupi i tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një komunikatë kjo zyrë ka thënë se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij, Zharko Jovan Veselinoviq, kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone.
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz













