Gjuha
Literatura shkollore shkon në diasporë
Ministria e Diasporës zotohet se nëpërmjet këtij projekti do të pëmirësojë gjendjen jo të mirë të mësimit plotësues në diasporë
Ministria kosovare e Diasporës e ka identifikuar se gjendja e mësimit të gjuhës amtare në diasporë nuk është në gjendje të mirë.
Sipas të dhënave që disponon kjo minsitri, në Zvicër janë të përfshirë në procesin mësimor vetëm 2900 nxënës, që i bie pesë për qind e fëmijëve që jetojnë në këtë shtet ndërsa në Suedi, në mësim plotësues janë të përfshirë 5000 nxënës prej 9000 sa janë në proces mësimor që do të thotë se janë të përfshirë 60 për qind të fëmijëve të kësaj diaspore.
Këtë gjendje jo të mirë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, Ministria e Diasporës ka planifikuar ta përmirësojë edhe me dërgimin e librave shkollorë në gjuhën shqipe në biblotekat shkollore të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë dhe Francës.
“Ministria e Diasporës, në ndihmë të drejtpërdrejtë të institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën amtare në Diasporë ka bërë projektin e librit dhe ka filluar ta realizoj pasurimin e bibliotekave të shkollave në gjuhën amtare me lektyra shkollore si dhe hapja e sektorëve të librit-bibliotekave nëpër bibliotekat publike të qyteteve të ndryshme evropiane”, ka thënë për albinfo.ch Mustafë Xhemajli, drejtor për politika të mërgatës në Ministrinë e Diasporës.
Ky kontigjent librash nuk do të dërgohet nëpër shoqata apo klube por librat do të dërgohen dhe vendosen në dhjetë shkollat të Zvicrës në disa shkolla në Gjermani, në Austri dhe Suedi, ku secila bibliotekë shkollore do të ketë nga 62 tituj me nga pesë ekzemplarë nga lektyra shkollore që përdoren në sistemin e shkollimit nëntëvjeçarë të Republikës së Kosovës.
Ministria e Diasporës ka siguruar libra edhe për disa biblioteka publike të qyteteve që të jenë në dispozicion të studiuesve dhe studentëve me përmbajtje të historisë, etnografisë, gjuhësisë dhe monografisë.
Ato do të pajisen me nga 89 tituj, me nga tre ekzemplarë për secilin titull.
Pjesa e parë e këtij projekti ka filluar të realizohet dhe tashmë librat (minibibliotekat) shkollore janë përgatitur dhe dërguar jashtë vendit.
“Një pjesë prej tyre tashëm janë dorëzuar si në 5 shkolla të Shtutgardit, një në shkollën me mësim plotësues në gjuhën amtare në Martiny, e një në, si dhe në disa shkolla me mësim plotësues në Malmo, Hangelhorm në Suedi. Ndërsa më herët, një kontingjent librash shkollorë, është dërguar në Cyrih dhe Lucernë për fëmijët dhe nxënësit mërgimtarë boshnjakë nga Republika e Kosovës”, ka bërë të ditur detajet e projektit Xhemajli .
Gjatë ditës së sotme, dorëzimin e librave në bibliotekën e qytetit të Lincit në Austri, do ta bëjë ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli i cili do t’ia dorëzojë këtë kontingjent librash autoriteteve të qytetit të Lincit.
Librat do të dorëzohen edhe në Bibliotekën “Pestaloci” në Cyrih.
Ministria e Diasporës ka premtuar që për vitin 2012 të ketë edhe më shumë lietaraturë shqipe të dërguar në biblotekat shkollore dhe ato të qyteteve të vendeve perëndimore.
Projekti do të vazhdojë të shtrihet gjatë tërë këtij vitit, edhe nëpër shumë shkolla me mësim plotësues dhe në Itali, Slloveni, Kroaci, Turqi si dhe në disa qendra të ShBA-ve.
E-Diaspora
-
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër Zarfet e votimit pritet të mbërrijnë mes 20 dhe 27 majit, ndërsa qytetarët u këshilluan që... -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












